Zjarr në një banesë në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1 të qytetit, në një banesë private.

Sipas burimeve në momentin e zjarrit brenda banesës ka qënë i vetëm një person i cili pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikse bënë të mundur nxjerrjen e këtij shtetasi pa pësuar dëmtime.

Ndërkohë nga zjarri i përmasave të mëdha në banesë ka patur dëme materiale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po punohet për shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë nga hetimet paraprake mendohet se shkaku ka qenë një bombël.

Aktualisht zjarri është izoluar.