Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të shtunë në qytetin e Shkodërs për të ndjekur ndeshjen e basketbollit mës Vllaznisë dhe Prishtinës, e vlefshme për “Liga Unike”, e cila po zhvillohet në pallatin e sportit të këtij qyteti.
“Sporti jep mesazhe bashkimi. Është kënaqësi që jam në Shkodër. Kjo që po shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje, e më shumë se lojë”, tha Kurti në një prononcim për mediat, ndërsa refuzoi të flasë për zgjedhjet lokale, më argumentin se është heshtje zgjedhore.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
E pranishme në këtë sfidë është edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.