Një ditë pas ndryshimeve statutore të grupit të Rithemelimit, është mbledhur grupi parlamentar.

Në foksur të diskutimeve ka qenë skenari që do të përdorin nesër deputetët e opozitës, gjatë seancës plenare.

Në mbledhje u vu re mungesa e deputetit Dashnor Sula, i cili ka deklaruar se mbështet bashkimin e demokratëve vetëm përmes votës.

Gjatë diskutimeve në grupin parlamentar u vendos që të vijohej me të njëjtin skenar në Kuvend, për të bllokuar punimet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo pasi sipas tyre mazhoranca nuk ka asnjë reflektim për ngritjen e komisioneve hetimore apo dhe për bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore.

Në një komunikim për mediat, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka deklaruar se Kuvendi tashmë është kthyer në një vend ku mbrohet vetëm interesi i një grushti njerëzish në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Kuvendi vijon  të mbroj interesat e një grushti oligarkësh. Para një jave miratuan një ligj tërësisht me interesa klienteliste që i hap rrugë shkatërrimit të zonave të mbrojtura. Presidenti të mos fshihet por të reagoj. Nesër kanë planifikuar një tjetër ligj klientilist për të zgjatur afatin e investimeve strategjike. Është hera e pestë që kartat e mazhorancës ngrihen për 5 njerëz në Republikën e Shqipërisë. Nga një ligj që u synua dhe propagandua për interesin publik u kthye në një ligj për interesat e një grushti njerëzish të përfitojnë nga ulja e taksave dhe të përfitojnë nga krimi dhe korrupsioni. Deputetët e mazhorancës nuk janë atje për t’u shërbyer Pëllumb Gjokës. Por për të kundërshtuar këtë dhe mbrojtur interesin publik.’, tha Bardhi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";