Opozita në Maqedoni të Veriut bën një kthesë të papritur dhe mbështet një shqiptar për kryeministër. Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se mbështet propozimin që Afrim Gashi i Alternativës të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Madje u zotua të ndihmonte në sigurimin e votave të nevojshme që ky propozim të kalonte pa ndonjë problem në parlament.

“Me 61 vota të qëndrojmë pas emrit të Afrim Gashit”, u shpreh lideri i opozitës në Maqedoni të Veriut duke saktësuar se ai duhet të jetë kryeministër në vend të Dimitar Kovaçevskit, pasi kështu sipas tij, garantohet që proceset euro-atlantike të mos bllokohen.

Kjo erdhi pas takimit mes kryetarit të VMRO-DPMNE dhe Ali Ahmetit që drejton partinë pjesë të qeverisë, Bashkimin Demokratik për Integrim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet vendore ku shumicën e komunave e fitoi opozita. Ai u largua edhe nga posti i kryetarit të partisë LSDM, post të cilin e mori Dimitar Kovaçevski, i cili kërkon të bëhet kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.

Por opozita, me në krye VMRO-DPMNE paralajmëron protesta antiqeveritare dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Prej njoftimit të dorëheqjes së Zaev janë lëkundur edhe pozitat e Maqedonisë së Veriut në projektin e nisur bashkë me Tiranën dhe Beogradin, për nismën e Ballkanit të Hapur.

Gjatë një vizite në Kosovë së fundmi, presidenti Stevo Pendarovski tha se pa pjesëmarrjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, nisma nuk ishte gjithëpërfshirëse. Takimi i radhës për këtë nismë do të mbahet të hënën dhe të martën në Tiranë dhe pritet me interes qëndrimi që do të mbajë kryeministri në largim, Zaev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sikurse edhe Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut nuk i ka nisur ende negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. Për këtë të fundit është bërë pengesë Bullgaria, e cila nuk miraton kuadrin negociues për shkak të mosmarrëveshjeve për përcaktime historike dhe gjuhësore mes vendeve.

Më parë, vendi pati një problem të ngjashëm me Greqinë, që u zgjidh me ndryshimin e emrit të shtetit, nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, në Maqedonia e Veriut.