Dhjetra drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të ndryshme të kodit rrugor gjatë ditës së sotme në rrugën e Arbrit.

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në varësi të Drejtorisë së Policisë Rrugore u ndal këtë të enjte në Qarkun Dibër, kryesisht në rrugën e Arbrit, në pikat e zeza ku ka patur aksidente sëfundmi.

Gjatë monitorimit me pajisje inteligjente si Dron, Radar, alkooltestues, janë ndëshkuar dhjetra drejtues mjetesh me masa administrative.

Në objektivin e radarit të njësisë operacionale ranë 134 drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi tej normës së lejuar, 32 parakalime të gabuara të cilat u konstatuan me pajisjen Dron si dhe disa drejtues mjetesh kryesisht të transportit publik u testuan për përdorim alkooli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, oficerët e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore ndëshkuan me masë administrative 76 drejtues mjetesh për përdorim telefoni gjatë vozitjes dhe mosvendosje të rripit të sigurimit.

Aksioni u zhvillua në segmentin e rrugës së Arbrit në Gjoricë ku që prej hapjes së tij për qarkullim janë regjistruar disa aksidente me pasoja në humbje jete njerëzore./vizionplus.tv