Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu është drejtuar me një thirrje partive politike që të nisini punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore.

 

Celibashi shtoi se zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg dhe se data e parë e mundshme është 16 prill 2023, ndërsa e fundit, 14 maj 2023.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit. Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”, shkruan Celibashi.