Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklarëtës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani I kërkon Bashës ta mendojë edhe njëherë ndërsa thekson se ai e ka humbur partinë që drejton.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë prap të them: Mendoje edhe njëherë! Përndryshe të qoftë rruga e mbarë e suksese në jetë!
Partinë që drejtove e ke humbë sot, me njëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë e përjetë… Mendoje edhe një herë, Lul! Mos e lësho fjalën që ske këllqe ta mbash. Burri o e flet dhe e mba, o e bën dhe e ha… Qartësisht s’mbajte asnjë fjalë që ke thënë deri më sot. Asnjë! Leri përrallat me beteja kundër rregjimit, se sa të jesh ti rregjimit veç i shtohet jeta.
Si dash bëhet”, shkruan Manjani.