Në kuadër të luftës kundër dhunës në familje Prokuroria e Elbasanit ka ndërmarrë një nismë të veçantë me qëllim sensibilizimin e grave dhe vajzave që janë pre e dhunës në familje.

 

Me iniciativë të kryeprokurorit të rrethit Kreshnik Ajazi si dhe bashkëpunimin e stafit të prokurorisë Elbasan u përcoll një mesazh sensibilizues për dhunën në familje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mënyrë simbolike si homazh për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje hyrja e prokurorisë u “mbulua” nga këpucë të kuqe.

 

Përmes këtij mesazhi sensibilizues Prokuroria e Elbasanit synon t’i përcjellë çdo gruaje a vajze që sot është në një situatë dhune, faktin se nuk është vetëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjitha organet ligjzbatuese në vendin tonë do të jenë menjehere në ndihmë të çdo personi që është pre e një familjari apo bashkëshorti abuzues.

 

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan fton çdo person të denonocojë dhunën në numrat pa pagesë 112, 129 ose online në komisariatin digjital./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";