Edhe ditën e dytë të vitit akademik, pavarësisht rregullave strikte, në disa fakultete studentët janë futur lirshëm në auditorë, ndërsa kushtin e vetëm kishin mbajtjen e maskës.
STUDENTET
“As ditën e parë, as sot nuk ka patur kontrolle.”
“Pavarësisht se unë e kisha dokumentacionin, nuk ma kërkoi njeri në hyrje të fakultetit”
Dekani i fakultetit të Shkencave të Natyrës sqaron se ende nuk ka një shifër të saktë të studentëve të vaksinuar, pasi thirrjes për ta dhënë këtë informacion i janë përgjigjur një numër i ulët i tyre.
SPIRO DRUSHKU, DEKAN I FSHN
“Ne kemi ndërmarrë një iniciative si fakultet, u kemi vënë në dispozicion studentëve një platformë ku mund të plotësojnë të dhënat e veta mbi marrjen e dozës, të parë, të dytë. Një numër i ulët na është përgjigjur duke marrë parasysh që në fakultet janë afro 5000 studentë”Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Vetë drejtuesit e vlerësojnë kthimin në auditor, pas një periudhe të vështirë online.
SPIRO DRUSHKU
DEKAN I FSHN
“Pas 18 a 19 muajsh online, e nisëm vitin e ri akademik në auditor dhe mezi e kishim pritur këtë gjë si nga studentët ashtu edhe nga stqafi, pasi online ka patur vështirësitë e veta, veçanërisht në kontrollin e dijeve.”
Në universitetet e rretheve paraqiten dy panorama. Ndërsa në Vlorë të pavakasinuarit nuk janë pranuar, në universitetin e Korçës, studentët janë futur pa problem në auditor.
Po ashtu edhe në Universitetin e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës e Gjirokastrës, nuk ka patur një kontroll rigoroz me qëllim lënien jashtë mësimit të studentëve të pavaksinuar.