Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se nuk ndjen përgjegjësi morale për aksidentin e rëndë të regjistruar para disa ditësh, ku humbën jetën katër anëtarë të një familjeje.

 

Çuçi u shpreh para gazetarëve se ngjarje të tilla ndodhin kudo, madje kishte edhe në kohën e diktakturës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk e them dhe nuk do ta dëgjoni ndonjëherë që policia nuk ka përgjegjësi për ngjarjet e ndodhura. Përgjegjësia morale? Si njeri do të doja mos të kishte vrasje, asnjë aksident. Por është utopi. Nuk ka ndodhur as në kohën e diktaturët. Për t’u bërë shofer dikur, bëhej 9 muaj kurs, sa një universitet. Dhe prapë kishim aksidente me pasojë vdekjen. Nuk kam përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme. Ndodh pavarësisht nga ne. Nuk ndjej përgjegjësi, por do më vinte mirë që këtë trend unë ta ruaj.”

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";