Pesë drejtues motomjetesh kanë rënë në pranga në një hark kohor prej 24 orësh në Elbasan. Policia Rrugore pas kontrolleve të kryera në terren ka evidentuar se këto drejtues motomjetesh nuk ishin të pajisur me leje drejtimi.

 

Të arrestuar janë, I. Xh., 56 vjeç, banues në Elbasan, A. M., 38 vjeç, banues në fshatin Papër, E. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Godolesh, B. Ç., 57 vjeç, banues në fshatin Muriqan dhe I. B., 62 vjeç, banues në Cërrik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.