“Pas pezullimit të mësimit për tre ditë, nxënësit e arsimit parauniveristar në të gjithë vendin janë rikthyer në shkolla, por skepticizmi nuk mungon si nga ana e prindërve ashtu edhe nga vetë fëmijët.”

Nxënësit e shkollës 9 vjeçare Ahmet Gashi dhe 28 nëntori tregojnë se në këto ditë të ftohta dimri kushtet nuk janë të duhurat. Për shkak të temperaturave të ulëta, ata detyrohen të mbledhin lekë e ta blejnë vetë një ngrohëse.

 

Situata nuk paraqitet e njëjtë në shkollën 9 vjeçare Osman Myderizi. Klasat janë të ngrohta dhe kaldajat janë funksionale. Drejtoria e kësaj shkolle tregon se furnizimi për sistemin e ngrohjes bëhet 3 herë në muaj. Nxënësit pohojnë se rikthimin në shkollë e kanë pritur me shumë dëshirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëvendësimi i orëve të humbura për shkak të motit të acartë mund të bëhet ditëve të shtuna, megjithatë pritet një vendim i dytë nga ministria e Arsimit nëse kjo masë do të zbatohet apo jo.