Infektimet me delta dhe omikron në moshat pediatrike duket se nuk kanë shkaktuar fluks vetëm në urgjencën e pediatrisë në QSUT por edhe qëndrat shëndetësore 24 orëshe në kryeqytet.

 

Mjekja Blerta Berberi pohon se shumica e testeve që kryehen rezultojnë pozitivë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burim përhapje për virozat sipas mjekeve bëhen në shumë raste vetë prindërit të cilët cdo rast urgjence e adresojnë në qsut, ndërkohë që mund të merret shërbim edhe në qëndrat shëndetësore 24 orëshe, për të evituar pritjet e gjata.

 

Ndërsa sa i përket hospitalizimeve, aktualisht janë të shtruar 10 fëmijë në pediatrinë infektive, por me klinikë të lehtë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas ministrisë se ëshëndetësisë grupmosha më e prekur është 10 deri në 14 vjec. Nga data 3 deri në 9 janar janë testuar 827 fëmijë 204 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.