Greqia regjistroi 35,580 raste të reja me koronavirus brenda ditës, më 30 dhjetor, derisa varianti Omicron i koronavirusit u bë varianti dominues edhe në këtë shtet.

Më shumë se 60% e rasteve të reja me koronavirus në Greqi ndërlidhen me variantin e ri.

Ishte dita e tretë me radhë që Greqia regjistroi rekord të rasteve të reja derisa numri i të infektuarve u trefishua që nga fillimi i javës.

“Si duket vala e Omicronit është shumë e fuqishme”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë së Greqisë, Mina Gaga gjatë një konference për media.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë në vend janë prezantuar masat e reja kundër përhapjes së pandemisë ndonëse diçka e këtillë planifikohej për muajin janar.

Nga 30 dhjetori lokalet, klubet e natës dhe restorantet do të mbyllën në mesnatë por deri në orën 2 pas mesnatës mund të punojnë vetëm në natën e Vitit të Ri.

Shteti me 11 milionë banorë regjistroi 1,170,293 raste me koronavurs që nga shkurti i 2020-s kur u shënua rasti i parë dhe 20,708 raste të vdekjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";