Zhvillohet sot në Beograd takimi i radhës i “Ballkanit të Hapur”. Mbledhja pritet të mbahet në parlamentin serb ku do të marrin pjesë edhe i dërguari i BE-së  Miroslav Lajçak.

Kryeministri Edi Rama, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov do t’i bashkohen konferencës online.

Liderët e Ballkanit janë shprehur se kjo nismë synon stabilitetin, bashkëpunimin dhe prosperitetin në rajon.

Në këtë nismë janë tre shtete, Shqipëria Maqedonia e Veriut dhe Serbia, por nuk i janë bashkuar Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përsëriti qëndrimin e tij kundër kësja nisme, edhe dy ditë më parë gjatë një interviste pë rmediat kroate. Ai tha se “Ballkanin e Hapur” mund ta kemi vetëm pasi Serbia të hapet me Kosovën.

Ndër të tjera ai deklaroi se “Ballkani i Hapur” mbetet i tillë vetëm për korrupsion, kriminelë të luftës dhe është në kundërshtim me vlerat evropiane të demokracisë.

Takimi i radhës pritet që të zhvillohet në muajin dhjetor në Tiranë për të deklaruar fitoret e deritanishme, duke premtuar se pas një viti e gjysmë nuk do të ketë asnjë pengesë në kufi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";