Në orët e para të mëngjesit kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e apandesitit.
Operacioni u krye nga mjekët e spitalit universitar “Nënë Tereza” nën drejtimin e shefit të kirurgjisë, Arben Gjata, i cili disa orë pas ndërhyrjes, njoftoi se kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore.
ARBEN GJATA
SHEFI I KIRURGJISE NE QSUT
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Si operacion shkoi mirë. Gjendja post-operatore është stabël, është gjendje e mirë, pa temperaturë, pa probleme. Sot besoj se do të fillojë edhe të ushqehet. Besoj se brenda 24 orëve mund të largohet për në shtëpi.”
I pyetur nëse do të jetë në gjendje që të zhvillojë takime elektorale, mjeku tha se kryesocialisti mund të dalë për 2 ose 3 ditë.
‘Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht.’
Rama u diagnostikua me apandesit akut mbrëmjen e së dielës