Vëllezërit Albert dhe Edmond Nela ishin në shënjester për tu ekzekutuar nga anëtarët e grupit kriminal. Sipas hetimeve ka rezultuar se Bujar Gërmizi, që është vënë në pranga si dhe Ismail Zeneli, që është shpallur në kërkim, kanë  bashkëpunuar me shefin e Krimeve të  komisariatin nr. 6, Dedan Gjonin për  të vrarë 2 vëllezërit  që  jetojnë në Angli.

 

Për vrasjen e tyre, Gërmizi dhe Zeneli informoheshin nga Jonida Babameta, e cila ka punuar në Interpol dhe u ka dhënë dy personave të mësipërm informacione për të kryer vrasjen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndaj Babametës është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa operacioni i nisur pak ditë më parë është shtrirë edhe në Spanjë, pasi dyshohet se disa persona të shpallur në kërkim jetojnë atje.

 

Këto detaje u zbuluan nga disa komunikime nga aplikacioni SKY ECC, i cili çoi në pranga edhe ish zyrtarin e lartë të policisë Erzen Breçani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";