Nga Fieri drejtuesi politik Partisë Socialiste të Qarkut Taulant Balla e ka cilësuar protestën e sotme të opozitës fshehje pas gishtit dhe largim vëmendje nga dosjet e bujshme si Gerdeci dhe 21 Janari.

 

Asnjë shqiptar nuk e vë në dyshim se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë minuesit e demokracisë në Shqipeëri, ka thënë Balla teksa ka theksuar se protesta e opozitës është kundërvënie ndaj drejtësisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protesta sot nuk lidhet me një shkak që ekziston. Sot Sali Berisha ka thirru një protestë sot që të justifikojë hallin e tij. Ai është shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të dhe pyetja që shtrojmë është: ‘ a ka ndonjë shqiptar dyshim që ai ka bërë korrupsion dhe ka minuar demokracinë’. Protesta është për t’iu kundërvënë drejtësisë. Ditën kur në SPAK u thirr Shkëlzen Berisha u njoftua protesta. Ditën kur u ccuan provat e reja për 21 janarin në SPAK u blloku Kuvendi”, tha Balla.