Kunata e Alma Arrazit, Valentina Arrazi ka dëshmuar në polici pas ngjarjes së rëndë ku e para dhe tre fëmijët e saj mbetën të vdekur.

Ajo ka thënë se bashkë me Almën ajo doli për të pirë kafe dhe ajo i kishte treguar se kishte parë të Ergys Arrazin me të dashurën e tij.

Më pas Alma i ka thënë se do të shkonte te familja e saj në Durrës derisa të sqarohej me bashkëshortin.

“Dolëm për të pirë një kafe sëbashku me Almën dhe fëmijët tanë tek një lokal në pedonalen e molos në hyrje të qytetit të Shkodrës. Unë e kam dashur shumë Almën edhe ajo mua e po ashtu edhe fëmijët kanë shkuar shumë mirë ndaj edhe dolëm si zakonisht me njëra-tjetrën. Rrugës përpara se të mbërrinim unë u ndala në një market për të blerë diçka dhe Alma më priti jashtë. Kur dola Alma më tregoi se Erdgysi, kishte kaluar me makinë sëbashku me të dashurën e tij dhe se i kishte parë. Unë nuk e kam parë Erdgysin sepse isha në market por Alma më tha se kishte kaluar. Kemi vijuar rrugën dhe u ulëm në kafe. Fëmijët po luanim dhe me Almën biseduam pak për marrëdhënien e saj me Erdgysin. Më pas vijuam edhe me biseda të tjera dhe rreth orës 20:10 ikëm nga aty. Alma më tha më përpara se do të vinte ta merrte i vëllai me taksi dhe se do shkonte tek familja e saj në Durrës derisa të sqaroheshin me bashkëshortin e saj. Më tregoi se Erdgysi ishte në dijeni se do ikte dhe u ndamë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë i thashë bashkëshortit kur ika në shtëpi se Alma do shkonte tek familja e saj në Durrës. E mori vesh edhe Erdgysi se do shkonte në Durrës. Pas afro dy orësh kemi komunikuar me motrën e Almës dhe ajo na tha se nuk kishte shkuar atje. Kjo na bëri të dyshojmë dhe e gjithë familja jonë dolëm me makina duke kërkuar kudo në rrugët e qytetit nëse mund të gjendej diku Alma, por nuk e gjetëm askund. Kemi kërkuar e pyetur shumë edhe të nesërmen më 3 maj por askush nuk na konfirmoi asgjë derisa Erdgysi shkoi në polici dhe bëri denoncimin për humbjen e saj dhe të tre fëmijëve”, ka thënë ajo. /vizionplus.tv