Njē aksident i rëndê ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Çelipias” në Berat.Një 47-vjeçare është përplasur nga një mjet që udhëtontë me shpejtësi në rrugë.

Mësohet se gruaja, Anila Mishova ka qënë duke kaluar rrugën,në momentin që është përplasur nga 24-vjeçari Ferbent Hasantari,që ishte duke drejtuar një mjet tip Peugeot.E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.Mjekët e Spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e gruas ishte kritike,ajo kishte marrë plagë të shumta në kokë e trup dhe për këtë arsye është trasportuar me ambulancë drejt Tiranës.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të policisë rrugore,që kanë kryer edhe kqyrjen e vendit të aksidentit,që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia e mjetit Peugeot.Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se fakti që në rrugë nuk duket asnjë shenjë frenimi tregon qartë se drejtuesi i mjetit nuk nuk ka frenuar aspak në momentin e aksidentit. Efektivët e policisë kanë arrestuar 24-vjeçarin Ferbent Hasantari,i cili ka rezultuar pa patentë për të drejtuar një mjet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";