Një tjetër zyrtar i lartë vihet nën akuzë për abuzime me pronat. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në cilësinë e drejtuesit të njësisë antikorrupsion, paditi në SPAK drejtoren e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçin. Ajo akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

 

Së bashku me Baçin për abuzime me kompensimin e pronave në zonat bregdetare akuzohen edhe drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci si dhe një zyrtar tjetër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SPAK të thellojë hetimet”– ka deklaruar Ministri I Drejtësisë, Ulsi Manja.

 

Manja u ndal dhe tek detajet mbi skemën korruptive që kryente zyrtarja e lartë. Ish-pronarët liheshin në pritje për vite me radhë dhe trajtoheshin vetëm ata që jepnin një pjesë si ryshfet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në këto kushte, i kanë shitur vendimet e tyre te sekserë dhe ndërmjetës të pronave të cilët sapo i kanë marrë këto të drejta reale të pronave të ish pronarëve, menjëherë kanë aplikuar në Agjencisë e trajtimit të pronave dhe janë kompensuar financiarisht 100% dhe por janë kompensuar edhe me sipërfaqe tokash në vendet më të turistike të Shqipërisë.”- u shpreh Manja.

Rastet e kompensimit financiar janë flagrante: persona të caktuar kanë marrë shuma shumë të mëdha në kohë rekord.

Manja foli edhe hetime që SPAK ka nisur për dosjen e pronave në bregdet, si edhe prona të ushtrisë, një hetim penal, i cili nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me hetimet që po kryen Njësia Anti-Korrupsion.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";