Pak ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, thirur nga ish kryeministri Sali Berisha, SHBA është vënë në lëvizje.

 

Mësohet se ditën e enjte, në datën 9 Dhjetor i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën. Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kreun e qeverisë Edi Rama por edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur kuvendin e tij me 18 Dhjetor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Escobar në një reagim pak javë më parë i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA.