Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka deklaraur se paketa e rezistencës sociale do të vijojë edhe në muajin qershor për shtresat në nevojë.

 

Ibrahimaj theksoi se në vijim do të analizohet ecuria e çmimeve dhe më pas të merren vendimet e duhura.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Paketa e rezistencës është në mes të disbursimit të saj, ishin parashikuar 3 muaj ndërkohë që sot jemi në mes të majit. Pra dhe në muajin qershor për kategoritë e targetuara do të merret përfitimi i parashikuar. Ne jemi duke analizuar me kujdes ecurinë e normave të inflacionit, të cilat ndikojnë më shumë në kategorinë e shtresave në nevojë që nuk përballojnë rritjen e çmimeve.

Normat e inflacionit mujor kanë ardhur duke u reduktuar. Ne urojmë që për shumë elementë të tjerë që kjo tendencë të vijojë. Do të jemi të kujdesshëm që të analizojmë ecurinë e çmimeve dhe të marrim vendime të duhura”, tha Ibrahimaj.