Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë dhe drejtues vendorë, ishin në shkollën e mesme “Ali Demi” në Vlorë, në kuadër të takimeve që po zhvillon në gjithë shkollat në vend, për prezantimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla.

 

“Falënderojmë Kryetarin e Bashkisë për mbështetjen që i ka dhënë Paketës së Sigurisë në Shkolla dhe vëmendjen e veçantë. Është vetëm fillimi i zbatimit të saj, për të garantuar që çdo fëmijë që vjen në shkollë, prindërit të jenë të sigurt se ato meraqet që kanë në mend, mos ndodhin. Një nga fenomenet që kanë rënë në sy janë lëndët narkotike, por jo vetëm, edhe bullizmi, dhuna në bazë gjinore por edhe seksuale, për të cilat do të kemi më shumë vëmendje. U informova nga drejtori i shkollës, që vlerësuat masat e Policisë, kryesisht për qarkullimin rrugor në perimetrin e sigurisë në shkolla. Do të kërkoja nga ju, edhe nga kryetari i bashkisë, kamerat e sigurisë në qytet, shtuar edhe ato në shkolla, janë nga gjërat e mira që ka Vlora, që policia të ketë akses për të parandaluar fenomene të sigurisë”, nënvizoi Balla.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryetari i bashkisë Ermal Dredha vlerësoi që Ministria e Brendshme ka prioritete sigurinë në shkolla.

 

“Kemi angazhuar dhe Policinë Bashkiake të jetë në krah të Policisë së Shtetit, për të rritur sigurinë për të rinjtë”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri ftoi edhe nga Vlora vetë nxënësit të jenë bashkëpunues me Policinë. Ai tha se edhe në këtë qytet, janë vënë para drejtësisë shumë persona të përfshirë në shpërndarje të lëndëve narkotike, ku viktima të përdorimit ishin edhe nxënës.

 

“Mund të jemi më efektiv nëse bashkëpunoni. Ju garantojmë konfidencialitetin. Policia do të jetë menjëherë këtu, për të goditur çdo keqbërës që do të bëjë biznes me jetën tuaj, dhe financat e familjes tuaj”, iu drejtua nxënësve, ministri Balla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";