Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan sot se Palestina ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik që t’u japë fund marrëdhënieve me Kosovën për shkak të qëndrimit të kësaj të fundit për Jeruzalemin.

Gazeta në fjalë flet për një letër që ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës, e cila përfshin një kërkesë për dhënien fund të marrëdhënieve me Kosovën.

I njëjti burim vë në dukje se nëse letra merret në konsideratë, Kosova do të humbiste teorikisht  mbështetjen  e 30 vendeve të cilat janë anëtare të OIC-së dhe kanë  njohur shtetin e ri të Ballkanit.

“Vlerësohet se nuk do të ketë vendime për tërheqjen e njohjes por një numër i madh i vendeve anëtare me siguri që nuk do të japin mbështetje për Kosovën në përpjekjet e saj për t’u bërë pjesë në organizatat ndërkombëtare”, thekson B92.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhur me këtë çështje mediat serbe citojnë edhe ambasadorin palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan sipas të cilit vendimi në fjalë jo vetëm bie ndesh me rezolutat e OKB-së, por ai prodhon një krizë diplomatike për Kosovën që shkëmben njohjen e një vendi me humbjen e besimit të më shumë se 60 vendeve të tjera.