Deputeti demokrat, Edi Paloka, i ftuar këtë të hënë ne “Quo Vadis” në “Vizion Plus” e quajti Lulzim Bashën një dështak. Sipas tij, Basha, çdo gjë në PD e ka arritur falë Sali Berishës.

 

“E kam quajtur dhe po e them tani: është thjesht dështak. Një njeri që nuk ka ditur t’i përgjigjet Ramës. Mbase, në një jetë tjetër, si profesionist, edhe mund të ishte i suksesshëm , kurse në politikë ky e mori të gatshëm çdo gjë nga Sali Berisha. Që ditën e parë që erdhi, 8 vite në pushtet të PD, kaloi nga një ministri në tjetrën. U bë kryetar bashkie, po me ndihmën e Sali Berishës. Kur dolën në opozitë, Berisha i dha trashëgimi edhe PD-në, të cilën 8 vite nuk diti ta çonte njëherë në fitore.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";