Opozita është e vendosur për të protesta pa kthim kundër qeverisë. Edi Paloka, në një intervistë në emisionin Quo Vadis me Pranvera Borakajn për Vizion Plus tha se xhirot e bulevardit dhe kthimi i demokratëve në shkallët e selisë nuk do të përsëriten më.

 

Duke mos treguar më shumë nga strategjia e opozitës, Paloka theksoi se goditja e Berishën nga ana e qeverisë, jo që opozitës nuk i ul kokën, por i shton më shumë arsyet për tu ngritur kundër qeverisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi parlamentar i PD mbasi ishte bashkuar bllokoi dy herë seancat plenare dhe ndërkohë që PD, grupi parlamentar dhe Kryesia bën publik faktin që kanë vendosur të bëjë protesta pa kthim. Menjëherë pas kësaj, të premte u shpall kjo, të shtunën në darkë u komunikua.

 

Rama ka gabuar rëndë në këtë rast. Qëllimi i tij ka qenë tjetër. Duke i rënë Berishës, më të fortit, të tjerët do ulin kokën. Se kjo është filozofia e Ramës, por kjo nuk funksionon tek ata demokratë që kemi ne.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Data nuk është caktuar. Nuk do i hyjmë një rruge që nuk dimë se ku do dalim. Por kur të nis do nuk do ketë më kthim pas.     

 

Nuk do bëjmë më shëtitje në bulevard dhe lëtë Rama e ka dëgjuar mirë. U ka ardhur fundi atyre shëtitjeve që iknim, ktheheshim dhe gënjenim demokratët tek shkallët e selisë që e përmbysëm Ramën. E përmbysnim një herë në tre ditë. Rama e ka dëgjuar këtë dhe ndaj do të na godasë të na ulë kokën. Por kjo na nxit me shumë se çfarë duhet ti bëjmë këtij personazhi. Kur të fillojnë protestat, nuk do bëjmë shëtitje dhe të kthehemi në shkallët e selisë. Strategjinë nuk e them.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";