Partia Demokratike ka marrë dy vendime të rëndësishme.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Oriola Pampuri ka njoftuar se PD ka vendosur që Kryesia e Grupit të zhvillojë rregullisht mbledhje të përjavshme, çdo të premte.

Pampuri ka njoftuar gjithashtu edhe për vendimin e dytë për një mbledhje tjetër, jashtë rradhe për ditën e hënë, datë 9 Maj.

Mbledhja e ditës së hënë është lajmëruar edhe nga kryetari i partisë, Enkelejd Alibeaj ku pritet që anëtarët e grupit të propozojnë kriteret e tyre e të diskutohet për emrat që PD do të nxjerrë si kandidat për Presidentin e ri të vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

NJOFTIM SI ZËDHËNËSE E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD-së.
Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi cështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:
1. Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht cdo javë, ditën e premte, ora 09:15.
2. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë rradhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15.