Një nga degët e bujqësisë, siç është blegtoria është drejt asgjësimit të plotë.

 

Ish-minsitri i Bujqësisë, Edmond Panariti apelon që të ndalet rënia, duke e kthyer vëmendjen drejt kësaj fushe, pasi në të ardhmen e afërt nuk do të kemi më ferma blegtorie.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në rast se ne nuk e ndalim këtë trend, bagëtinë dhe bujqësinë do ta shohësh si pjesë të ndonjë dokumentari, por fermat e mëdha do të asgjesohen. Shqipëria për fat të keq do të kthehet në një terminal fundor të disa zinxhirëve bujqësore jashtë saj, pra ti do të prodhosh atë që i intereson atij, tregut të eksportit dhe do të rrudhësh sektorët tradiconalë. Bujqësia është ushqimi ndaj ti duhet të mbash në këmbë edhe ato sektorë që nuk i ke konkurrues. Ti duhet të mbash në këmbë tregun e grurit, që të mos varesh kaq shumë nga importi”, tha Panariti në E-ZONE.

 

Blegtoria është dega me rënien më të madhe në dy vitet e fundit. Sipas Panaritit, duhet të mbështetet ky sektor jo vetëm për krerë, por edhe për litër, pra duhet gjetur cdo formë mbështetjeje për të mbajtur në këmbë këtë degë jetike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";