Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut.

 

Në një intervistë për Quo Vadis, Panariti shtoi se buxheti që jep qeveria për bujqësinë është i ulët, ndërsa shprehet pesimist në modelet që përdoren për përfituesit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

25 milionë euro të alokuar si buxhet për bujqësinë është qesharak. Nuk mund të prodhosh asnjë lloj impakti me një masë të tillë financiare e cila është 5-6 herë më pak se Kosova dhe gati 10 herë më pak sesa Maqedonia e Veriut, pa llogaritur BE, që nuk kemi krahasim.

 

Këto janë skema që i kemi parë edhe më përpara. Lançon skemën, i fton dhe pastaj gjen ato truket jo ka gabuar në aplikim, nuk kualifikohesh, nuk je i përzgjedhur këtë herë, kurajo provo edhe një herë tjetër. Kjo masë financimi rrudhet duke vendosur pragje, që nuk merr parasysh realitetin e fermave blegtorale. Është vënë një prag që duhet të kesh jo më pak se 10 krerë lopë e jo më pak se 100 krerë dele e dhish. Nëse do shikosh profilin, 70% e tyre nuk e kapin pragun. Këto shifra vijnë nga studimet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";