Ulet ndjeshëm eksporti i mollëve të konsumit gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

 

Një gjë e tillë është bërë me dije nga burime pranë Drejtorisë Rajonale të Eksporteve. Konkretisht, kemi një rënie nga 1.875 ton mollë konsumi të cilat janë ekportuar vitin e kaluar, në 285 ton mollë konsumi të cilat janë eksportuar gjatë 5 mujorit të parë të këtij viti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I njëjti burim është shprehur që arsyeja kryesore e kësaj uljeje është pandemia dhe mungesa e tregjeve. Ndërkohë produkt tjetër i cili përsëri ka një ulje të ndjeshme është molla industriale. Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2020, janë eksportuar 654 ton mollë industriale, ndërkohë gjatë këtij viti janë eksportuar 400 ton mollë industriale.

 

Këto produkte përdoren gjërësisht për prodhimin e shampove dhe lëngjeve. Ndër faktorët ndikues për këtë ulje të eksporteve, sipas burimeve është dhe dëmtimi i mollëvë në fushën e Devollit për shkak të breshërit si dhe rritja e prodhimit të mollëve nga vendet fqinje të rajonit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Produkti i vetëm i cili ka pasur një rritje shumë të vogël janë bimët medicinale. Konkretisht gjatë vitit 2020 janë eksportuar 219 ton ndërkohë gjatë këtij 5 mujorit të parë të këtij viti janë eksportuar 220 ton bimë medicinale.