Policia ka arrestuar 19 vjeçarin me iniciale Xh.S, i cili u kap me pistoletë mulli me vete.
Në një njoftim, policia bën me dije se në çantën e supit iu gjetën, edhe municion luftarak, që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ky shtetas, në vitin 2020, ka plagosur rëndë, një bashkëmoshatar të tij. 19-vjeçari, për këtë vepër penale ishte dënuar, dhe kishte 3 javë që kishte përfunduar dënimin.
Manzë
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, operacioni policor i koduar “Delikti”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për mbajtjen nën kontroll të personave me precedentë kriminalë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një shtetas me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Delikti”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";-Xh. S., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, i kanë gjetur në çantën e supit, 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak, që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Ky shtetas, në vitin 2020, ka plagosur rëndë, një bashkëmoshatar të tij. 19-vjeçari, për këtë vepër penale ishte dënuar, dhe kishte 3 javë që kishte përfunduar dënimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.