Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Shtetasi Flamur Hoxhallari 46 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar pasi akuzohet se kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kishte kanosur se do t’i vriste me sëpatë.

 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mark Bajraktari”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas policisë, ditën e djeshme, 46-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv