Kjo e diel, 9 nëntor 2025, pritet të jetë me mot të ndryshueshëm në të gjithë territorin e vendit.
Mëngjesi do të nisë me kthjellime të lehta në pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore, ndërsa zonat veriore dhe lindore do të kenë vranësira kalimtare.
Gjatë mesditës dhe orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave dhe mundësi për reshje të lehta shiu, kryesisht në veri dhe në zonat malore.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të mbeten në vlera tipike për këtë periudhë të vitit.
Era do të fryjë mesatare nga drejtimi jugperëndimor me shpejtësi 30–40 km/h, ndërsa deti do të jetë mesatarisht i trazuar.
Temperaturat e parashikuara për qytetet kryesore:
Tiranë: minimumi 12°C, maksimumi 21°C
Durrës: minimumi 13°C, maksimumi 22°C
Vlorë: minimumi 12°C, maksimumi 22°C
Shkodër: minimumi 9°C, maksimumi 18°C
Korçë: minimumi 7°C, maksimumi 15°C
Elbasan: minimumi 10°C, maksimumi 20°C
Gjirokastër: minimumi 9°C, maksimumi 19°C
