Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pasi SPAK ngriti akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe prangosi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

 

Edhe pse Basha në postimin e tij në rrjetet sociale nuk e përmend drejtpërdrejt emrin e Berishës, thirrja e tij për drejtësinë për të ndëshkuar të korruptuarit dhe për të rikthyer paratë në xhepat e qytetarëve vjen vetëm një ditë pasi familja Berisha u godita nga SPAK.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët”, shkruan Lulzim Basha.