Partia e Lirisë ka vijuar edhe ditëm e sotme me denoncimet për inceneratorin e Tiranës.

 

Koordinatroja e Luftës Antikorrupsion të kësaj parti Brisida Shehaj në një dalje për media deklaroi se për djegësin e Tiranës janë dhënë 70 milionë euro pagesa nga shteti dhe private, dhe pajisjet u blenë të përdorura.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bëjmë publike një kontratë që është lidhur mes kompanisë italiane dhe Integrate Energji, që ka në thelb blerjen e një impianti të përdorur. Ne paguajmë dhjetra mln euro, ku kompania mori 70 mln euro pagesa nga shteti dhe privati dhe blen pajisje ë përdorur. Kontrata u bë në 17 shtator të 2020-ës.”, tha ajo.