Pas gati një orë e gjysëm, është mbyllur protesta e thirrur nga qytetarët dhe shoqëria civile për vrasjen e 7 vjeçares nga ish oficeri Arjan Tase në plazhin e Potamit.

 

Me dhjetra qytetarë u grumbulluan para Ministrisë së Brendhme, ku me sloganin “Nuk e vrau varka, por e vrau shteti”, ata kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, të Turizmit dhedrejtorit të Policisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pati edhe një moment tensioni, ku qytetarët  tentuan të çanin kordonin e policisë dhe të hynin brenda ministrisë.

 

Pas reagimeve para Ministrisë së Brendshme, qytetarët u zhvendosën drejt Kryeministrisë, kun ë shkallët e këtij institucioni në shenjë homazhi u ndezën qirinj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtij reagimi iu bashku edhe kreu i PD Sali Berisha dhe ai i PL Ilir Meta, të cilët fajësuan qeverinë për ngjarjen e rëndë.

 

Pas largimit të Berishës dhe Metës, një pjesë e qytetarëve u shpërndanë, kurse një pjesë tjetër u zhvendosën drejt Presidencës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas, ata i kanë vënë ultimatum kryeministrit Edi Rama që deri ditën e hënë të ketë shkarkuar titullarët përgjegjës të kësaj ngjarje, në të kundërt qytetarët kanë paralajmëruar sërish protest.