Pas detyrës së saj si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zbulohet posti i ri që do të mbajë Yuri Kim.

 

Yuri Kim është emëruar zëvendësndihmëssekretare kryesore për Çështjet Europiane në DASH.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo do ta nisë detyrën e saj të re në 10 Korrik.

 

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si ambasadore e SHBA-së në Republikën e Shqipërisë në janar të vitit 2020.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ishte drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor, si dhe drejtoreshë e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

 

Kim ka qenë më parë shefe e stafit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, Kim ishte Asistente Speciale e Sekretarit Colin Poëell si dhe Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën.