Pas SHBA dhe BE edhe ambasada britanike i ka bërë  thirrje Kuvendit për të vouar zgjatjen e vetingut.

 

Në deklaratën e ambasadës thuhet se zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut.
Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë”,, thotë ambasada e Britanisë.