Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti priti këtë martë në Prishtinë përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, palët nuk kishin parashikuar një konferencë të përbashkët për mediat.  Megjithatë, kryeministri Hoti, tha për gazetarët se vizita e të dërguarit të BE-së I shërben takimit të ardhshëm në Bruksel.

 

AVDULLAH HOTI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KRYEMINISTER I KOSOVES

 “Vizita e Lajcak është në momentin e duhur për të bërë një vlerësim mbi procesin e dialogut taniedhe përr të bërë planet për takimin e ardhshëm që do të kemi në kuadër të këtij procesi. Nuk është një takim i lehtë.”

I pyetur për çështjen e asociacionit të Komunave Serbe, që duket se ka bllokuar procesin e dialogut, Hoti u shpreh:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 “Kosova nuk është palë që bllokon procesin dialogut. Kosova për herë të parë pas shumë kohësh është protagoniste kryesore në këtë proces për marrëveshje [përfundimtare për njohjen e Kosovës. Asociacioni është temë e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013, pastaj 2015 dhe opinionin e Kushtetueses. Kemi mbështetjen e partnerëve tanë që Asociacioni nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Nuk kam ndërruar mendje, dhe nuk i nënshtrohem presioneve, nuk ka këtu asnjë çështje të presioneve. Jam këtu për të kryer punën time si kryeministër në përputhje me kushtetutën e vendit”

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është dakordësuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Dy vite me vone, vendet arritën edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni. Por gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet nuk ishin në përputhje me Kushtetutën duke e rrezuar atë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";