Përfundon takimi i Ndihmës Sekretares për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried me kryeministrin Edi Rama. Takimi, i cili u zhvillua paraditen e kësaj të premteje në Kryeministri, zgjati rreth një orë.

 

Pas daljes nga selia e qeverisë, zyrtarja e lartë e DASH i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, ku është pritur nga përfaqësues të opozitës, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vizita e Donfries në Tiranë vjen në kuadër të një turi që zyrtarja po zhvillon në Ballkanin Perëndimor.