Sot do të mbahet seanca për zgjidhjen e martesës mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia. Procesi i divorcit të çiftit është shoqëruar me bujë të madhe.

Pas një sherri të dhunshëm që agravoi dhe në përplasje fizike, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë urdhër mbrojtje për njeri-tjetrin.

Kujtojmë Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan divorcin në fillim të janarit, pas 7 vitesh martesë duke rrëzuar kështu idealin që kishin ngritur te një pjesë e mirë e shqiptarëve, se çifti perfekt ekziston.

Çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia ka rrëfyer gjatë një interviste se njohja me princin ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është rikthyer në Shqipëri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitin 2016 Elia dhe Pirnc Leka u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e gjithë vendit dhe jo vetëm. 4 vite më vonë erdhi në jetë bekimi i parë dhe duket se i vetëm për çiftin, vajza e tyre Geraldina./vizionplus.tv