Ish kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se është herët për tu gëzuar nga ikja e Lulzim Bashës.

 

Ai thekson se është shumë herët për ta parë atë si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“ËSHTË HERËT PËR T’U GËZUAR NGA IKJA E BASHËS
Dorëheqja e Lulzim Bashës ishte e pritshme, madje tmerrësisht e vonuar. Dhe si çdo gjë në këtë botë që zvarritet gjatë nuk është e thënë patjetër që të bëjë mirë edhe kur më në fund litari këputet.
Ndaj është shumë herët për ta parë atë si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike.
Mendoj se ajo i ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për perspektivën e saj politike, pasi ka lënë prapa një fushë të minuar. Tani varet shumë se si do ta lexojnë protagonistët e tjerë ikjen jo aq të padjallëzuar të kryetarit tashmë të larguar nga zyra e selisë së PD”, shkruan Patozi.