Partia Demokratike ka goditur në Gjykatën Kushtetuese Parlamentin, i cili rrëzoi kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore; komisionin hetimor për zgjedhjet e 11 majit dhe komisionin hetimor për ish-zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal.

38 deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë nga gjykata të shpallë antikushtetuese dy votimet e mazhorancës socialiste e t’i hapë rrugë ngritjes së dy komisioneve.

Në kërkesën e opozitës theksohet se neni 77 i Kushtetutës parashikon se “Kuvendi me kërkesë të 1/4 së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë”,  ndaj deputetet duhet të votonin pro dy komisioneve të kërkuara nga PD./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";