Ish Sekretari për Çështjet Zgjedhor në PD, Ivi Kaso thotë se ndjeu keqardhje kur ai dhe kolegët e tij u kallëzuan në SPAK nga PD.

 

Në studion e “Quo Vadis”, Kaso tha se nuk e kishte menduar kurrë që do vinte një padi kundër tij me firmën dhe vulën e Partisë Demokratike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U ndjeva keq, një ndjesi e madhe keqardhje që mbas 15 vitesh aktivizim në PD të ketë një padi në SPAK për mua dhe kolegët e mi me firmën e vulën e PD. S’do e kisha besuar kurrë që të ndodhte. Aspak i shqetësur se vetë padia ka kundërvënie në vetvete. Nëse unë duhet të shkoj para drejtësisë se kam marrë pjesë në një Kuvend të thirrur nga demokratët, nëse jemi përgjegjës e kam për krenari një gjë të tillë dhe drejtësia të merret me mua dhe me kolegët e mi. Autorizimin për logon e re nuk kam nevojë ta marr nga zyrat e boshatisura të PD. PD nuk është kati i dytë i selisë së PD, por janë demokratët që votuan në datën 18”, tha Kaso.