Pas deklaratave të ish-kryeministrit gjatë prezantimit të kandidatit në Durrës nuk ka vonuar reagimi i partisë demokratike. Sipas selisë blu, Berisha vazhdon të manipulojë demokratët.

 

“Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD. Disa njerëz nga shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi, është votë për pazarin e radhës Meta-Rama”,- thuhet në deklaratën e partisë demokratike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej reagimi i selisë blu nënvizon se Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI dhe ndonëse duket që nuk u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti ata nuk i lidh asgjë me PD sado të mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.