Partia Demokratike i kundërpërgjigjet kryeministrit Edi Rama, pas reagimit të këtij të fundit për akuzat e hedhura për nxjerrjen e studentëve nga konviktet, që të strehohen afganët.

 

Demokratja Albana Vokshi deklaroi se shqiptarët e dinë mirë se kush shpif, ndërsa e akuzoi shefin e qeverisë se ka penguar liberalizimin e vizave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti.”