Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka një emër kryetari, i cili është Sali Berisha. Emri i Berishës kërkohet të vihet në fletën e votimit të 14 majit, ku çdo subjekt ka përbi edhe emrin e atij që e drejton. Në mbledhjen e kësaj të mërkure në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve po diskutohet kërkesa e PD, e cila kërkon që në fletën e votimit të vendoset emri i kreut të PL, Ilir Metaj.

 

Por Partia e Lirisë përmes një shkrese të dërguar nga Endrit Braimllari në KQZ ka informuar që kreu i koalicionit është Sali Berisha.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në këtë formë, pas disa ditësh diskutimesh e polemikash nga politikanë e analistë, Berisha dhe Meta duken se në konsensus kanë vendosur se kujt do t’i përkasë lidershipi i koalicionit.

 

Megjithatë nuk dihet sa do të pranohet kjo kërkesë e Partisë së Lirisë për të caktuar Berishën si kreun e koalicionit, pasi , relatori i çështjes në KAS, Koli Bele, nënvizoi se Endrit Braimllari nuk e ka në tagerin e tij dërgimin e kësaj kërkese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";