Ish deputetja e Partisë së Lirisë Kejdi Mehmetaj ka folur për marrëdhënien e partisë ku ajo bën pjesë me PD dhe bashkëpunimi i tyre kundër qeverisë.

 

Duke iu referuar protestës të mbajtur pak ditë më parë tek inceneratori i Tiranës, ku kreu i PD Sali Berisha nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte deklaruar më herët pjesëmarrjen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo ka bërë që të ngrihen dyshimet për një krisje mes Metës dhe Berishës.

 

Mehmetaj në studion e Quo Vadis tha se secila parti ka axhendat e veta, duke thënë se mes dy krerëve të partive opozitare nuk ka pasur prishje qejfi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sa i takon protestës së fundit që është organizuar para inceneratorit nuk ka pasur asnjë bashkëpunimi.

 

Partitë kanë axhendat e tyre, dhe unë e mendoj që është shumë e shëndetëshme, na pëlqejnë dhe sna pëlqejnë këto parti apo liderat e tyre, që këto parti të kenë axhendat e tyre që do ndjekin. Dhe jo domosdoshmërisht në aksionet e një partie duhet të jetë edhe partia tjetër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ja u them me garanci të plotë, nuk ka pasur asnjë prishje qejfi, ardhje, mosardhje, në protestën e zhvilluar për inceneratorin.

 

Protetsta ishte një iniciativë e Partisë së Lirisë por që ju bashkuan edhe deputetë të PD”, tha Mehmetaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";