Partia Demokratike shpjegoi risitë e programit elektoral për shëndetësinë. Gazment Koduzi nga Departamenti i Shëndetësisë në PD, përmes një pyetje-përgjigjeje me një qytetare, sqaroi sesi do të lehtësohen shqiptarët nga pagesat dyfishe për ekzaminimet mjekësore.

Dialogu mes tyre:

-Përshendetje Doktor Gazi! Sapo kam kaluar COVID-in dhe kam shpenzuar jo pak, po plot 100.000 leke te reja. Paguaj siguracionet rregullisht.  Si do jetë zgjidhja që mos të paguaj më nga xhepi im?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Gazment Koduzi: Partia Demokratike do të zbatojë parimin paraja do ndjekë pacientin, që do të thotë: Ju Jona si e siguruar i keni kryer ekzaminimet ne privat. Me sistemin e ri, faturat tuaj të ekzaminimeve, do ti paguajne sigurimet shëndetësore. Ne këtë mënyre, ju nuk do të paguani 2 herë për shëndetin tuaj: Një herë për sigurimet shëndetësore dhe një herë për ekzaminimet në privat. Ne do të ulim shpenzimet e tua nga xhepi, dhe ju do të jeni e qetë për shëndetin tuaj. Jona mos harro me 25 prill Shqipëria Fiton shëndetësinë!